Nëse sapo ke ardhur në Gjermani dhe nuk e zotëron ende gjuhën gjermane, mos u shqetëso – ka shumë mundësi pune që nuk kërkojnë njohuri të thella të gjuhës. Me vullnet dhe angazhim, mund të fillosh punë menjëherë dhe të krijosh një jetë të qëndrueshme.
🔹 Ja disa nga punët më të zakonshme për shqiptarët që nuk flasin gjermanisht:
- Magazinier (Lagerarbeiter)
– Puna në depo magazinash, renditje mallrash, skanimi i produkteve
– Shpesh në turne dhe me pagesë shtesë natën apo fundjavave - Pastrues/e (Reinigungskraft)
– Pastrim në shkolla, zyra apo banesa private
– Punë me orar fleksibël dhe kërkesë të lartë në çdo qytet - Shpërndarës ushqimi (Lieferfahrer)
– Puna me platforma si Lieferando, Flink, Wolt
– Mund të bëhet me biçikletë, skuter apo veturë - Pune në fabrika (Produktionshelfer)
– Montim produktesh, paketim, ndihmë në linjat e prodhimit
– Puna është fizike, por nuk kërkon kualifikime - Ndihmës në kuzhinë apo restorante (Küchenhilfe)
– Përgatitje ushqimi, larje enësh, ndihmë në kuzhinë
– Zakonisht fillon me orar të pjesshëm, por mund të kalosh me kohë të plotë
Si të gjej një punë pa gjuhë?
- Shko te agjencitë e punësimit në qytetin tënd (Zeitarbeit)
- Përdor faqet si Indeed.de, Jobbörse.de apo Kleinanzeigen
- Pyet nëpër rrjete shqiptare në Gjermani – shpesh kanë informacione për vende pune
Këshillë praktike:
Edhe nëse nuk flet gjermanisht, fillo të mësosh fjalët bazë në përdorim të përditshëm. Shumë kompani i vlerësojnë punonjësit që përpiqen të integrohen.
📢 Kjo është një nga temat që do të vazhdojmë të mbulojmë rregullisht në JetaneGjermani.de – faqja për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.
💬 A ke filluar punë pa gjuhë? Ndaje përvojën tënde me ne në komente ose në fanpage në Facebook!
