1. Çfarë është Aufenthaltstitel?

Aufenthaltstitel është leja e qëndrimit në Gjermani për shtetasit jo të BE-së. Ky dokument i jep të drejtën një personi të qëndrojë në mënyrë të ligjshme për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar.

2. Llojet e Aufenthaltstitel:

  • Aufenthaltserlaubnis – Leje e perkohshme qendrimi per pune, studime, bashkim familjar
  • Niederlassungserlaubnis – Leje qendrimi e perhershme, pas disa vitesh
  • Blaue Karte EU – Per profesioniste me arsim te larte
  • Duldung – Leje e toleruar, zakoninisht per azilkerkues ne proces

3. Kush ka të drejtë për Aufenthaltstitel?

  • Personat që vijnë për punë ose studime
  • Bashkëshortët e personave me leje qëndrimi
  • Personat që kërkojnë azil
  • Personat që plotësojnë kushte për qëndrim të përhershëm

4. Dokumentet që duhen zakonisht:

  • Pasaporta
  • Formulari i aplikimit
  • Vërtetimi i banimit (Anmeldung)
  • Kontrata e punës ose pranim nga universiteti
  • Sigurimi shëndetësor
  • Foto biometrike
  • Tarifa (zakonisht 100-110€)

5. Ku të aplikosh?

Në Ausländerbehörde (zyra për të huaj), në qytetin ku jeton. Mund të caktohet takim online ose me telefon.

6. Sa zgjat përgjigjja?

Procesi zgjat nga disa javë deri në disa muaj – varet nga qyteti dhe dokumentet.

7. Përfundim:

Aufenthaltstitel është dokument kyç për çdo emigrant në Gjermani. Sa më herët të fillosh procesin, aq më shpejt do mund të integrohesh dhe të marrësh të drejtat që të takojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post