Nëse sapo ke ardhur në Gjermani dhe nuk e zotëron ende gjuhën gjermane, mos u shqetëso – ka shumë mundësi pune që nuk kërkojnë njohuri të thella të gjuhës. Me vullnet dhe angazhim, mund të fillosh punë menjëherë dhe të krijosh një jetë të qëndrueshme.

🔹 Ja disa nga punët më të zakonshme për shqiptarët që nuk flasin gjermanisht:

  1. Magazinier (Lagerarbeiter)
    – Puna në depo magazinash, renditje mallrash, skanimi i produkteve
    – Shpesh në turne dhe me pagesë shtesë natën apo fundjavave
  2. Pastrues/e (Reinigungskraft)
    – Pastrim në shkolla, zyra apo banesa private
    – Punë me orar fleksibël dhe kërkesë të lartë në çdo qytet
  3. Shpërndarës ushqimi (Lieferfahrer)
    – Puna me platforma si Lieferando, Flink, Wolt
    – Mund të bëhet me biçikletë, skuter apo veturë
  4. Pune në fabrika (Produktionshelfer)
    – Montim produktesh, paketim, ndihmë në linjat e prodhimit
    – Puna është fizike, por nuk kërkon kualifikime
  5. Ndihmës në kuzhinë apo restorante (Küchenhilfe)
    – Përgatitje ushqimi, larje enësh, ndihmë në kuzhinë
    – Zakonisht fillon me orar të pjesshëm, por mund të kalosh me kohë të plotë

Si të gjej një punë pa gjuhë?

  • Shko te agjencitë e punësimit në qytetin tënd (Zeitarbeit)
  • Përdor faqet si Indeed.de, Jobbörse.de apo Kleinanzeigen
  • Pyet nëpër rrjete shqiptare në Gjermani – shpesh kanë informacione për vende pune

Këshillë praktike:

Edhe nëse nuk flet gjermanisht, fillo të mësosh fjalët bazë në përdorim të përditshëm. Shumë kompani i vlerësojnë punonjësit që përpiqen të integrohen.

📢 Kjo është një nga temat që do të vazhdojmë të mbulojmë rregullisht në JetaneGjermani.de – faqja për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

💬 A ke filluar punë pa gjuhë? Ndaje përvojën tënde me ne në komente ose në fanpage në Facebook!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *