Nëse je i sapoardhur në Gjermani, një nga hapat më të rëndësishëm është regjistrimi i adresës së banimit, i njohur si “Anmeldung”. Ky proces është i domosdoshëm për të marrë dokumente, për të hapur një llogari bankare, për të punuar apo për të përfituar ndihma nga shteti.

✅ Çfarë është Anmeldung?

Anmeldung është regjistrimi zyrtar i adresës së re ku banon në një zyrë të quajtur Einwohnermeldeamt ose Bürgeramt. Sapo gjen një banesë për të jetuar, duhet ta bësh këtë regjistrim brenda 14 ditëve.

📑 Çfarë dokumentesh të duhen?

Për të kryer Anmeldung, zakonisht do të duhen:

  1. Pasaporta ose letërnjoftimi
  2. Formulari i Anmeldung (mund të merret online ose në zyrë)
  3. Wohnungsgeberbestätigung – një deklaratë që e jep pronari i banesës ku ke marrë shtëpinë me qira
  4. Kontrata e qirasë (jo gjithmonë e kërkojnë, por është mirë ta kesh)


📍 Ku bëhet Anmeldung?

Zakonisht bëhet në:

  • Bürgeramt
  • Rathaus
  • Einwohnermeldeamt

Mund të caktohet termin online në faqen zyrtare të qytetit ku banon (p.sh. Zeven, Bremen, Hamburg, etj.).

⏱️ Sa kohë zgjat?

Nëse ke të gjitha dokumentet, procesi zgjat 10–15 minuta. Pasi ta bësh Anmeldung, do të marrësh një dokument të quajtur:

🟢 Meldebescheinigung – dëshmi që ke regjistruar adresën.

Ky dokument është i nevojshëm për:

  • Hapjen e llogarisë bankare
  • Marrjen e numrit të tatimeve (Steuernummer)
  • Marrjen e sigurimeve shëndetësore
  • Aplikim për ndihmë sociale ose punë

Çfarë ndodh nëse nuk e bën?

Nëse nuk e regjistron adresën brenda 14 ditëve, mund të gjobitesh deri në 1,000 € në disa raste – prandaj është mirë ta bësh sa më shpejt.

ℹ️ Këshillë praktike:

Në shumë qytete, mund të bësh gjithçka online ose të caktosh termin paraprakisht – mos shko pa termin, sepse nuk të pranojnë!

💬 Nëse ke pyetje mbi Anmeldung në qytetin tënd, lëre komentin poshtë ose na kontakto te faqja “Kontakt”.

📌 Ky udhëzues është pjesë e serisë sonë për emigrantët shqiptarë në Gjermani. Qëndro me ne për më shumë këshilla të dobishme në JetaneGjermani.de

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post